Lidhje

Endevër u kthye në Tokë sot në agim


Endevër u kthye në Tokë sot në agim
Endevër u kthye në Tokë sot në agim

Anija amerikane e hapësirës Endevër u kthye në Tokë sot në agim pasi përfundoi udhëtimin e fundit në Stacionin Ndërkombëtar Orbital.

Komandanti Mark Kelly dhe ekuipazhi i tij u ulën pa probleme në qendrën e hapësirës Kennedy në Florida. Ishte kjo e 25-ta herë që agjencia amerikane e hapësirës NASA ul një anije kozmike në errësirë.

Endevër kaloi më shumë se dy javë në hapësirë pasi çoi një dedektor rrezesh kozmike 2 miliardë dollarësh dhe pjesë të tjera në stacionin e hapësirës.

XS
SM
MD
LG