Lidhje

Dorëhiqet administratori i CEZ Shpërndarje


Sahit Dollapi ishte emëruar në janar të këtij viti pas revokimit të licencës së grupit çek Cez. Nisin procedurat për përzgjedhjen e administratorit të ri

Në Shqipëri, administratori i shoqërisë së shpërndarjes së energjisë Sahit Dollapi i njoftoi sot Entit Rregullator të Energjisë, ERE, dorëheqjen e tij nga detyra duke qenë se sic tha ai nuk ishte dakort me vendimin e shtetëzimit të kompanisë

"Pas 9 muaj të administrimit të përkohshëm, qeveria ka vendosur t’i jap fund kësaj periudhë tranzitore me kërkesë të ERE për nisjen e procedurave të shtetëzimit të kompanisë. Si një njohës me eksperiencë i sistemit energjitik, dhe duke i qëndruar besnik bindjes sime se zgjidhja përfundimtare e problemeve në këtë sistem është privatizimi dhe liberalizimi i regut, unë kam vendosur t’i paraqes ERE-s, dorëheqjen time nga detyra e administratorit të kompanisë CEZ Shpërndarje", deklaroi zoti Dollapi.

Ai u emërua si administrator i Cez shpërndarje, në fillim të janarit të këtij viti pasi Enti Rregullator vendosi t’i revokojë grupit Cez licencën për ushtrimin e aktivitetit të saj në Shqipëri. Zoti Dollapi tha se gjatë këtyre 9 muajve të dhënat e kompanisë kanë rregjistruar përmirësime të ndjeshme. Bordi i Komisionerëve u mblodh menjëherë pas njoftimit të dorëheqjes së zotit Dollapi dhe pasi e miratoi atë vendosi të hap procedurat për përzgjedhjen e administratorit të ri. Ndërkohë që të enjten parlamenti do të vendosë për kryetarn e ri të Entit Rregullator.
XS
SM
MD
LG