Lidhje

PE mbështet njohjen e pavarësisë së Kosovës


PE mbështet njohjen e pavarësisë së Kosovës
PE mbështet njohjen e pavarësisë së Kosovës

Në një rezolutë që miratoi sot për Kosovën, Parlamenti Evropian shpreh mbështetjen e tij për njohjen e pavarësisë nga të gjitha vendet anëtare.

Rezoluta po ashtu shpreh shqetësimin e thellë të parlamentit rreth korrupsionit në Kosovë, i cili së bashku me krimin e organizuar vazhdon të jetë një nga problemet më të mëdha për Kosovën.

Parlamenti evropian thekson se politikat evropiane ndaj Kosovës do të ishin më të efektshme, në se vendet anëtare do të kishin të njejtin qëndrim. Angazhimi i BE në Kosovë, thuhet në rezolutë, është jetik për stabilitetin dhe sigurinë në rajonet fqinje të BE.

XS
SM
MD
LG