Lidhje

Mjetet fluturuese pa pilot në bujqësi


A drone is seen next to a television antenna above the family home of slain U.S. journalist Steven Sotloff in Pinecrest, Florida September 2, 2014. The Islamic State militant group released a video on Tuesday purporting to show the beheading of a second A
A drone is seen next to a television antenna above the family home of slain U.S. journalist Steven Sotloff in Pinecrest, Florida September 2, 2014. The Islamic State militant group released a video on Tuesday purporting to show the beheading of a second A

Mjetet fluturuese pa pilot, të njohur zakonisht si drones, që dikur përdoreshin vetëm nga ushtria apo nga amatorët, sot po bëhen mjete me vlerë për profesionistët e ndryshëm - nga ekipet e shpëtimit e deri te fermerët. Një kompani në Francë përdor avionë të telekomanduar për të ndihmuar fermerët të analizojnë prodhimet e tyre.

Zhvillimi i shpejtë i teknologjisë kompjuterike, i pajisjeve me sensorë për imazhet, i navigacionit satelitor, madje edhe i telefonave inteligjentë gjatë dekadës së kaluar ka krijuar mundësi për zhvillimin e mjeteve ajrore më të vogla e më të lira pa pilot që tani po hyjnë në shumë segmente të jetës së përditshme.

Industria e filmit i përdor vazhdimisht mjete të tilla për të marrë imazhe mahnitëse nga ajri.

Historianët i përdorin ato kur eksplorojnë rrënojat e lashta.

Ekipet e shpëtimit i përdorin për të kërkuar të mbijetuarit.

Edhe fermerët përdorin avionë të telekomanduar për të monitoruar to korrat.

Sipërmarrësi francez Romain FAROUX, bir i një fermeri, e kuptoi dobinë e këtyre mjeteve për industrinë bujqësore. Kompania Airinov e themeluar prej tij, ka krijuar një krah fluturues të telekomanduar të quajtur Agridrone, që përdor një sensor optik të veçantë për të analizuar të korrat.

"Teknologjia e përdorur është e ngjashme me atë të përdorur nga celularët inteligjentë, por tani ajo ka krahë. Industrializimi i pjesëve elektronike për celularët dhe tabletat na lejoi të kemi monitprues të tillë me një çmim shumë të ulët."

Një program kompjuterik krijon modelin e fluturimit për të mbuluar tërë fushën e të mbjellave, ndërsa sensorët regjistrojnë dritën e diellit që pasqyrohet nga të mbjellat – e kuqe, e gjelbër apo infra e kuqe.

Fermeri Jean-Baptiste Bruggeman thotë se duke e përdorur mjetin fluturues në kohë të ndryshme të stinës dhe duke analizuar të dhënat, merret një gamë e tërë informacioni rreth bimëve.

"Së pari, unë shikoj këtu mundësinë për të gjetur sasinë e saktë të plehut që nevojitet për bimët. Së dyti, duke përdorur sasinë e saktë të plehut, eliminohet azoti i tepërt, pra është në dobi të natyrës."

Zoti Faroux thotë se kompania Agridrone ka gjetur se sasia e plehut varion mes zonave, dhe kjo sjell kursime të konsiderueshme të kostos dhe një pakësim të ndotjes. Më parë, një fermer do të kishte përdorur të njëjtën sasi plehu kudo.

Mjetet fluturuese pa pilot kursejnë edhe kohë, sepse duhet vetëm një minutë për të skanuar një sipërfaqe të mbjellash deri në 3 hektarë.

XS
SM
MD
LG