Lidhje

Festivali i Çokollatave në Fairfax të Virxhinias


Dita e Valentinit festohet në shumë vende më 14 shkurt. Të dashuruarit shprehin ndjenjat e tyre duke i dhuruar njeri tjetrit lule, kartolina dhe veçanërisht çokollata. Sipas statistikave të industrisë, vetëm në Shtetet e Bashkuara shiten rreth 27 milionë kilogramë çokollata që kushtojnë rreth 350 milionë dollarë gjatë javës së kësaj feste. Me afrimin e Ditës së Valentinit zhvillohen edhe aktivitete me temë çokollatat, një prej tyre është edhe një festival popullor çokollatash jashtë Uashingtonit.
Nga pijet tek çokollatat, nga pastat tek akullorja, gjithçka në Festivalin e Çolollatave në qytetin e Fairfax, në Virxhinia është e bërë me çokollatë. Fëmijët dhe të rriturit shijojnë çokollatat.
“Më pëlqen varieteti. Sapo kemi filluar. Ne morën pijen me çokollatë. Ne provuam disa karamele të buta të zhytura në çokollatë. Nuk kemi ngrënë ende akullore. Do të vazhdojmë”.
Festivali dy ditësh, i mbajtur në një fund jave para Ditës së Valentinit, është i 21-të. Leslie Herman është drejtorja e aktivitetit.
“Festivali bëhet çdo vit e më i madh. Nuk ka rëndësi nëse mban koha apo jo. Mund të jetë vështirë për të ardhur vetëm po të bjerë shumë dëborë, por pavarësisht nëse bie shi apo dëbore dhe është ftohtë njerëzit vinë, përgjithësisht rreth 10 mijë vetë”.
Shumë vizitorë hanë për mëngjes petulla me çokollatë që shërbehet nga vullnetarët. Në seksionin e çokollata rreth 40 prodhues paraqesin artikujt e tyre. Debby Walsh ka prurë këtu varietete të ndryshme për 20 vjet.
“Më pëlqen të vi këtu çdo vit e të takoj njerëz që i ka kam takuar edhe më parë. Më pëlqen t’i kënaq njerëzit dhe t’u jap atyre çokollata të mira. Jam shpesh ajo që shes më shumë”.
Në festival zhvillohen edhe konkurse si Sfida e Çokollatave. Si prodhuesit amatorë ashtu edhe ata profesionistë marrim pjesë në një konkurs të sponsorizuar nga Universiteti George Mason. Joe Wilson është menaxhere e shkollës së studimeve të ushqimit.
“Juria i provoi ato në mëngjes, por jo publiku. Artikujt provohen për shijen, saktësinë dhe formën”.
Vizitorët mund të votojnë gjithashtu për atrikullin e tyre të preferuar dhe mund të marrin pjesë në ankandin e shitjeve.
Jashtë zonës së festivalit, vizitorët mund të marrim pjesë në një aktivitet të organizuar nga një grup motorçiklistësh.
“Njerëzit që vinë në festivalin e çokollatave kthehen edhe tek ne për të parë këtë biçikletë Harley. Biçikletat i argëtojnë njerëzit. Kjo është një lloj shfaqje më vete për njerëzit që vinë për Festivalin e Çokollatave në Fairfax”.
Herman thotë se festivali nuk është vetëm për të shijuar çokollatat dhe për argëtim.
“Është e favorshme që bizneset të vinë në qytet. Një tjetër përfitimi janë grantet që jepen nga Komisioni i Festivalit të Çokollatave”.
Kjo përpjekje bamirëse është arsye që e ka tërhequr Melissa Guzman, i cila ka një biznes pijesh prej çokollate që të marrë pjesë në festival gjatë 10 vjetëve të fundit.
"25 përqind e fitimit që nxjerrin shitësit i jepet një institucioni që zgjidhet nga komisioni. Pra kjo na jep mundësinë ne të gjithëve të ndihmojnë komunitetin”.
Kjo është diçka që të gjithë e duan.
XS
SM
MD
LG