Lidhje

FIFA: Dy kandidatë për postin e presidentit në zgjedhjet e 1 qershorit

  • Zëri Amerikës

FIFA: Dy kandidatë për postin e presidentit në zgjedhjet e 1 qershorit

FIFA: Dy kandidatë për postin e presidentit në zgjedhjet e 1 qershorit

Administrata botcrore e futbollit ka konfirmuar se do të ketë dy kandidatë për postin e presidentit të FIFA-s në zgjedhjet e 1 qershorit.

Në një deklaratë sot, FIFA tha se presidenti aktual Joseph “Sepp” Blater i Zvicrës do të kandidojë përballë presidentit të Federatës Aziatike të Futbollit Mohamed Bin Hamam të Katarit.

75-vjeçari Blater ka qenë president i FIFA-s që nga viti 1998 dhe do të përpiqet të zgjidhet për një mandat të katërt dhe të fundit 4-vjeçar. Bin Hamam është 61-vjeç dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në përpjekjet e suksesshme të Katarit për të organizuar Kampionatin Botëror të 2022.

Afati i fundit për paraqitjen e kandidaturave ishte 1 prilli. Zgjedhjet do të zhvillohen në Zyrih në kuadër të Kongresit të 61 të FIFA-s.

XS
SM
MD
LG