Lidhje

Fillon gjyqi ndaj Berluskonit


Fillon gjyqi ndaj Berluskonit
Fillon gjyqi ndaj Berluskonit

Sot u rihap gjyqi i parë ndaj kryeministrit italian Silvio Berlusconi, pasi Gjykata e Lartë e Italisë i hoqi imunitetin.

Seanca e sotme përqëndrohet tek akuzat për mashtrime me taksat në blerjen e të drejtës së autorësisë të Televizionit për filmat amerikanë përmes kompanive jashtë vendit, që bëjnë pjesë në perandorinë mediatike Mediaset të zotit Berluskoni.

Kryeministri italian i ka mohuar akuzat dhe nuk u paraqit në gjyq, i cili është i pari ndaj tij. Ai është përfshirë në një gjyq të dytë në prill, nën akuzat se ka paguar për të patur marrëdhënie seksuale me një vajzë minorene, kërcimtare në klube nate dhe për përpjekjet për ta fshehur këtë fakt.

Ndaj kryeministrit italian janë ngritur edhe akuza për korrupsion, si dhe një tjetër rast që ka të bëjë me gjyqin ndaj Mediasetit.

XS
SM
MD
LG