Lidhje

10 milionë amerikane për herë të parë në votime


Çdo katër vjet të rinjtë amerikanë si dhe ata që fitojnë shtetësinë amerikane, marrin një përgjegjësi të madhe, të votojnë për të zgjedhur presidentin e Shteteve të Bashkuara. Afërsisht 10 milionë njërëz do të votojnë për herë të parë në këto zgjedhje. Një nga sfidat e tyre është të kuptuarit e kandidatëve si dhe të vetë procesit zgjedhor.

Ashtu si përbërja e vetë vendit, edhe diversiteti i atyre që votojnë për herë të parë, nuk përfaqësohet vetëm me moshën dhe trashëgiminë por dhe me sprektrin e opinioneve të forta.

“Clinton është thjesht një gënjeshtare. Ajo po përpiqet të fshehë gjithçka!”-thotë Christian Martinez.

“Ky njeri nuk është udhëheqës, ai është fanatik! –thotë Amanda Lugg.

Pjesa më e madhe e atyre që votojnë për herë të parë janë të rinj, nga 18 në 29 vjeç. Studimet tregojnë se ata janë grupi më pak i mundëshëm për të marrë pjesë në votime. Për ata që sapo kanë fituar shtetësinë, pjesmarrja varion, por çështjet për të cilat ata janë të interesuar, janë kryesisht mundësitë e barabarta ekonomike dhe edukimi.

“Pabarazia në këtë vend mes atyre që kanë gjithçka dhe atyre që nuk kanë asgjë, vazhdon të zgjerohet dhe kjo ngjall pakënaqësi e pasiguri dhe rezulton në diçka që ne shohim në sot në Britaninë e Madhe”-thotë Amanda Lugg, votuese për herë të parë.

Por ndërsa për ekonominë votuesit e rinj kanë qëndrime të ndryshme, për çështjet sociale ata janë më liberale sesa të vjetrit.

Jace Laquerre nga Vermonti ishte delegatja më e re këtë vit në kuvendin e Partisë Republikane të mbajtur në Cleveland.

“Shumë të rinj kanë orientim më liberal, sesa republikanët më të vjetër. Dhe ky mendoj do të jetë faktori që mund të na kushtojë shumë në zgjedhje. Ndaj dhe jemi këtu, të themi atë që mendojmë”.

Amerikano-egjiptiania Aya Elamroussi bie dakort mbi rëndësinë e votës së brezit të ri por kujton atë ç’ka ata nuk e vlërësojnë sa duhet.

“Votimi është një akt themelor në vendet demokratike. Shumë prej nesh, bëjnë një jetë komode, nëse krahasimin do ta bëjmë me jetën në Egjipt. Në Amerikë 16 vjeç mund të shkosh të gjesh një punë dhe të fitosh. Në Egjipt, kjo nuk ndodh!”

Votuesit e rinj tentojnë të anojnë më shumë drejt demokratëve dhe të pavarurve, sesa republikanëve. Por dalja e Donald Trump-it si një kandidat jo-tradicional, duket se ka joshuar disa prej tyre.

“Çdo gjë tjetër veç qëndrimeve të tij radikale. Besoj se ai është shumë mirë i integruar kur vjen puna për të ndërtuar një themel të fortë për ekomominë. Ekonomia është e brishtë por prapë mund të na sigurojë shërbim shëndetësor dhe shkollim falas. Me një ekonomi të dobët nuk mund të bëjmë asgjë. –thotë Christian Martinez.

Elamroussi, si një votuese që i përket pakicës, thotë se vetëm ideja e Donald Trump-it president e frikëson.

“Kur retorika që ai përdor kthehet në normale, kur mund të shkaktojë dhunë e të shdërrojë debatin paqësor në dhunë, aty nis problemi.

Por ka diçka për të cilën votuesit për herë të parë bien dakort pavarësisht nëse pëlqejnë njërin apo asnjë prej kandidatëve.

“Klintoni është njëra mënyrë dhe Trump-i tjetra”- thotë Amanda Lugg.

XS
SM
MD
LG