Lidhje

Forcat e NATO-s sulmojnë qytetin e Sirtes


Forcat e NATO-s sulmojnë qytetin e Sirtes
Forcat e NATO-s sulmojnë qytetin e Sirtes

NATO thotë se forcat e saj ndërmorën sot një sulm kundër Sirtes, qyteti i lindjes së udhëheqësit libian, Moammar Gadhafi, ndërsa rebelët u mblodhën aty për të luftuar me forcat pro-Gadafit.

Britania tha sot se avionët e saj luftarakë qëlluan me raketa me precision të lartë një kompleks bunkerësh. Sekretari i Jashtëm britanik Liam Fox tha se NATO nuk kishte vënë në objektiv posaçërisht Muamar Gadafin dhe se sulmet ajrore parën si qëllim që të siguroheshin që forcat e tij nuk do të jenë më të afta të luftojnë.

Rebelët libianë i intensifikuan sot luftimet ndaj forcave pro-qeveritare edhe në Tripoli.

Televizioni Al Xhazira njoftoi se luftime janë zhvilluar sot edhe pranë kufirit tunizian.

Ndërkohë, Organizata Ndërkombëtare e Migrimit njoftoi për dërgimin e një anieje tjetër për të shpëtuar të huajt nga Tripoli dhe dërgoi atje rreth 50 punonjës humanitarë. Dje vonë, një anije e kësaj organizate u largua nga Tripoli me 263 migrantë në bord.

Luftime të ashpra u zhvilluan dje në kryeqytetin libian, pas transmetimit të një mesazhi në audio të Muamar Gadafit, në të cilin ai u bënte thirrje përkrahësve të tij dhe dënoi vendet e huaja për pjesëmarrjen e tyre në konflikt. Po në Tripoli, korrespondentë të huaj panë trupat e më shumë se 40 njerëzve, që dukeshin se ishin ekzekutuar.

XS
SM
MD
LG