Lidhje

Vdes ish-presidenti i Venezuelës, Karlos Andres Peres


Vdes ish-presidenti i Venezuelës, Karlos Andres Peres
Vdes ish-presidenti i Venezuelës, Karlos Andres Peres

Ish-presidenti i Venezuelës, Karlos Andres Peres, i cili u detyrua të jepte dorëheqjen pas akuzave për korrupsion, vdiq nga infarkti.

Zoti Peres u zgjodh presidenti i Venezuelës në vitin 1974, pas një karriere të gjatë në politikë. Një nga veprat për të cilat ai mbahet mend është shtetëzimi i industrisë së naftës në një kohë kur çmimet në tregun botëror u rritën së tepërmi.

Zoti Peres humbi në zgjedhjet e vitit 1978, por ai u rizgjodh president në vitin 1989. Ai mundi t’i mbijetojë dy gushteve shteti, por më vonë u detyrua të largohej nga posti pasi kongresi venezuelian ngriti një komision hetimor për gjykimin e tij, duke e shpallur fajtor për korrupsion.

XS
SM
MD
LG