Lidhje

I dyshuari i Tuluzës vritet gjatë sulmit në apartamentin e tij


Ministri i brendshëm francez tha se personi i dyshuar për vrasjen e shtatë njerëzve në qytetin jugor të Tuluzës ka vdekur pas një sulmi në apartamentin e tij.

Ministri i brendshëm Claude Gueant tha se i dyshuari, 24 vjeçari Mohammed Merah, u hodh nga dritarja nën breshërinë e plumbave sot në mëngjes pasi policia hyri në apartamentin e tij pas një konfrontimi prej 32 orësh.

Ministri tha se dy police u plagosën gjatë përleshjes me të dyshuarin

Gueant tha se komandot francize hynë në apartament rreth orës 9:30 sipas orës lokale duke u futur nga dera dhe dritaret. Ai tha se i dyshuari doli nga banja duke qëlluar dhunshëm dhe policët në përpjekje për t'u vetmbrojtur qëlluan mbi të.

Gueant tha se në fund, Merah kërceu nga dritarja me një armë në dorë, duke vazhduar të qëllonte. Ai tha se ai u gjend i vrarë.

Zyrtarët thane më pare se i dyshuari kishte shprehur dëshirën të vdiste me armë në dorë.

XS
SM
MD
LG