Lidhje

Presidenti Hollande viziton Turqinë

  • Dorian Jones

Presidenti francez François Hollande qëndroi në Turqi për një vizitë dy-ditore që synonte përmirësimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Korrespondenti I Zërit të Amerikës Dorian Jones njofton nga Stambolli.

Vizita e presidentit francez François Hollande vjen pas disa vitesh marrëdhëniesh të tendosura mes Francës dhe Turqisë, gjatë periudhës së paraardhësit të tij, Nicholas Sarkozy.

Kundështimi i hapur i ish presidentit francez Sarkozy ndaj anëtarësimit të Turqisë në Bashkimin Evropian ishte burimi i kësaj ftohjeje.

Por në një konferencë shtypi të hënën, presidenti turk Abdullah Gul nënvizoi atë që ai shpresonte të shihte nga homologu i tij francez.

"Ne mirëpresim qëndrimin pozitiv që Hollande ka patur vitet e fundit. Por procesi i negociatave nuk do të thotë anëtarësim i plotë. Procesi i negociatave është një process reformash. Ne shpresojmë që të mos ndodh një ngërç politik."

Që kur u zgjodh në post, zoti Hollande ka hequr veton nga një prej pesë kritereve që Turqia duhet të përmbushë si pjesë të procesit të anëtarësimit në BE dhe që Franca i kishte bllokuar.

Në një konferencë shtypi, presidenti francez la të kuptohej se mund të bëheshin lëshime të tjera.

"Hapja e kapitujve të rinj do të mbështeste Turqinë, tha ai, ndërsa negociatat për disa prej kapitujve janë të lidhura me tema që përshijnë ndarjen e pushtetit, të drejtat themelore, rendin dhe drejtësinë – që janë gjithashtu të lidhura me debatin e tanishëm për politikat e brendshme të Turqisë.”

Por Parisi kërkon të theksojë idenë se bisedimet e anëtarësimit nuk do të përparojnë nëse Ankaraja nuk mban premtimet për shtetin ligjor, ndarjen e pushteteve, pavarësinë e gjyqësorit dhe respektimin e lirive themelore.

Kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan është momentalisht i përfshirë në një skandal të madh korrupsioni që ka implikuar anëtarë të qarqeve të tij të brendshmë, përfshi ministra.

Përgjigja e tij ndaj akuzave për korrupsion ishte spastrim i policëve dhe prokurorëve dhe një kontroll më i forte i qeverisë ndaj gjyqësorit. Këto lëvizje kanë ngjallur shqetësime të tella mbi gjendjen e demokracisë në Turqi.

Sipas anketave të opinionit, shumica e francezëve e kundështojnë anëtarësimin e Turqisë në BE. Por analisti politik Cengiz Aktar me Forumin e Politikave të Stambollit thotë se presidenti francez do synojë ta shfrytëzojë vizitën e tij për t’u përqëndruar tek biznesi.

"Ai po vë theksin tek diplomacia ekonomike. Kjo është një kthesë. Kur një president viziton një vend të huaj, ai apo ajo përqëndrohet tek të drejtat e njeriut, demokracia dhe gjëra të kësaj natyre. Tani çdo gjë është biznes, biznes dhe biznes."

Marrëdhëniet shënuan gjithashtu pikën më të dobët pasi ligjvënësit francezë miratuan një projektligj në vitin 2011 që e cilësonte krim të mohoheshin vrasjet në masë të armenëve nga turqit otomanë gjatë Luftës së Parë Botërore. Turqia e pranon se shumë armenë u vranë por thotë se vdekjet ishin pjesë e betejave gjatë luftës.

Megjithëse legjislacioni u shpall më vonë i pavlefshëm nga gjykata kushtetuese franceze, ajo dëmtoi shumë lidhjet e biznesit.

Franca kërkon tani të përfitojë nga rritja ekonomike e Turqisë. Zoti Hollande shoqërohej nga shatë ministra të kabinetit të tij dhe një delegacion biznesi.

Me ekonominë franceze pranë recesionit, kontrata të mëdha nga Turqia do të mirëpriteshin nga udhëheqësi francez. Vëzhguesit thonë se Ankaraja ka të ngjarë të theksojë se bashkëpunimi ekonomik do të ecë krah për krah me përparimin diplomatik.
XS
SM
MD
LG