Lidhje

SHBA: ribalancimi ekonomik i pasigurt me vendet e Azi-Paqësorit


E ardhmja e një balance të re të Shteteve të Bashkuara me vendet e Azi-Paqësorit mbetet e pasigurt, ndërkohë që presidenti Barack Obama do të vizitojë rajonin për herë të fundit si president i vendit. Kjo do të jetë një ndër çështjet me të cilat do të merret presidenti gjatë takimit të grupit të 20-es në Kinë më 4 dhe 5 shtator.

Gjatë vizitës së tij të njëmbëdhjetë dhe të fundit si president i Shteteve të Bashkuara në Azi...

Plani i Presidentit Obama për ta pozicionuar Amerikën si udhëheqëse rajonale.

Varet nga aftësia e tij për t’i bindur amerikanët të mbështesin marrëveshjen e Partneritetit të Trans-Paqësorit (TPP).

“Pra, tani, unë jam president, dhe e mbështes. Dhe mendoj se kam argumentin më të fortë” tha presidenti.

Ai duhet të bindë Kongresin të miratojë paktin mes 12 vendeve, të njohur si TPP.

“Nuk mund të qëndromë pasivë, meqë ekonomitë tona janë shumë të integruara” tha ai.

Por, ai përballet me rezistencë gjatë këtij viti zgjedhjesh, dhe të dy kandidatët për president kanë folur kundër marrëveshjes

Edhe me arritjet në frontet e diplomacisë dhe sigurisë pa TPP-në, komponenti ekonomik i ribalancimit nuk do të qëndrojë.

“Një pjesë e madhe besueshmërie humbet nëse nuk miratohet TPP-ja” thotë Douglas Paal, me institutin hulumtues “Carnegie Endowment for International Peace”.

Vendet aziatike pastaj do të jenë skeptike.

“Ato do të kenë vetëm një zgjidhje – Kinën. Nuk do t’u interesojë SHBA-ja pastaj” thotë zoti Paal.

Në takimet e Shoqatës së Vendeve të Azisë Juglindore (ASEAN) dhe të Azisë Lindore në Laos, presidenti Obama do të përpiqet t’i sigurojë vendet anëtare mbi angazhimin e amerikës për ribalancim.

Në samitin e grupit të 20-çes në Hangzhou, ai do të sigurojë presidentin kinez Xi Jinping se SHBA-ja nuk e kundërshton rritjen e influencës së Kinës.

Homologët do të diskutojnë edhe tema të ndjeshme, si qëndrimin agresiv të Pekinit në Detin e Kinës Jugore dhe aktivitetet kibernetike.

“Mendoj se gjëja më e rëndësishme për presidentin Obama gjatë takimit të tij me zotin Xi është të vendosë disa vija të kuqe, gjëra që ne nuk do t’i tolerojmë” thotë zoti Paal.

Udhëheqësit e grupit të 20-es do të diskutojnë rreth mënyrave për të stimuluar një ekonomi të dobët globale dhe për të inkurajuar përpjekjet për t’u marrë me problemin e ndryshimit të klimës.

XS
SM
MD
LG