Lidhje

5 të rinj humbin jetën në një galeri miniere


 Miniera
Miniera

Në Shqipëri 5 të rinj humbën jetën të asfiksuar në një galeri miniere të braktisur në një fshat të Pogradecit, ku ata kishin hyrë për të grumbulluar pjesë të vjetra metalike

Mbrëmjen e djeshme familjarët e 5 të rinjve, kushërinj me njëri tjetrin, vunë alarmin pasi ata nuk u kthyen në shtëpi. Në galeri ata kishin marrë me vete edhe një gjenerator për ndricim si dhe për të furnizuar me energji pajisjet për prerjen e metaleve. Duket se gazrat e lëshuar nga gjeneratori kanë sjellë asfiksimin e tyre.

Ekipet e specializuara kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupave të dy të rinjve, ndërsa ndërprene kërkimet pasdite për shkak të nivelit të lartë të gazrave në brendësi dhe kanë nisur të fusin ajër brenda galerive, përmes aparaturave nga jashtë.

Sipas rrëfimit të banorëve të zonës por edhe familjarëve të viktimave të rinjtë përpiqeshin të siguronin të ardhura përmes shitjes së pjesëve metalike që gjenin në minierë.

Po sot pasdite, në Librazhd, në një minierë hekur nikeli, humbën jetën një inxhinier dhe një punonjës pas shembjes së një masivi shkëmbor në brendësi të minierës.

XS
SM
MD
LG