Lidhje

Tubim në Gazë për 25 vjetorin e Hamasit


Udhëheqësi i Hamasit, Khaled Meshaal u zotua se palestinezët nuk do të heqin kurrë dorë nga territoret e tyre në konfliktin me Izraelin dhe as ta njohin shtetin hebraik, në një miting me rastin e 25-vjetorin të Hamasit grupit militant islamik palestinez. Më tepër se 100 mijë palestinezë u mblodhën sot në Gazë, për të marrë pjesë në miting. me rastin e 25 vjetorit të krijimit të Hamasit.

Khaled Meshaal, udhëheqësi i Hamasit, që ka qenë për vite me radhë në mërgim, përgëzoi rezistencën palestineze për vendosmërinë e 8 ditëve të fundit të dhunës me Izraelin dhe tha se rezistenca e armatosur është mënyra e vetme, përmes së cilës palestinezët të fitojnë të drejtat e tyre.

Disa vende të botës kanë çuar delegacione për të marrë pjesë në festimet e përvjetorit të Hamasit, që vjen dy javë pasi marrëveshja e ndërmjetësuar nga Egjipti i dha fund luftimeve më vdekjeprurëse gjatë viteve të fundit mes Izraelit dhe Gazës.

Udhëheqësi i Hamasit Khaled Meshal hyri dje për herë parë pas shumë kohësh në Gazë, nga Egjipti. Ai ka lindur në Bregun Perëndimor, në vitin 1956, por u largua me familjen e tij në vitin 1967, pas luftës 6-ditore mes Izraelit dhe forcave arabe po atë vit. Ai u zgjodh kryetar i forcave paraushtarake të Hamasit në vitin 2004, pas vrasjes së udhëheqësit të mëparshëm të organizatës. Meshal u përshëndet nga turmat e përkrahësve, përfshirë kryeministrin e Gazës Ismail Hanieh, miq dhe udhëheqës të tjerë të Hamasit.
XS
SM
MD
LG