Lidhje

Numri i gazetarëve të burgosur, më i larti në 15 vjetët e fundit


Numri i gazetarëve të burgosur, më i larti në 15 vjetët e fundit
Numri i gazetarëve të burgosur, më i larti në 15 vjetët e fundit

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, thotë se numri i gazetarëve të burgosur në mbarë botën është më i larti i 15 vjetëve të fundit. Në krye të listës së vendeve që burgosin gazetarë janë Irani, Eritrea dhe Kina.

Në raportin e botuar të enjten, organizata që mbron të drejtat e gazetarëve, ve në dukje se këtë vit, deri më 1 dhjetor, kishte 179 gazetarë, redaktorë ose foto-reporterë të burgosur, nga 34 që ishte kjo shifër për vitin e kaluar.

Grupi me seli në Shtetet e Bashkuara, thotë se Irani, me 42 gazetarë të burgosur, kryeson listën, i ndjekur nga Eritrea me 28, Kina me 24, Birmania me 12 dhe Vietnami me 9 gazetarë të burgosur.

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve thotë se numri i gazetarëve të burgosur në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën Veriore është shtuar me 50 përqind gjatë vitit të kaluar.

Sipas organizatës akuzat kryesore ndaj gazetarëve janë ato për veprime që bien ndesh me interesat shtetërore ose për shkleje të rregullave të censurës.

XS
SM
MD
LG