Lidhje

Gejts pohon se ka patur kontakte mes Shteteve të Bashkuara dhe Talibanëve

  • Zëri Amerikës

Gejts pohon se ka patur kontakte mes Shteteve të Bashkuara dhe Talibanëve

Gejts pohon se ka patur kontakte mes Shteteve të Bashkuara dhe Talibanëve

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes Robert Gejts cili do të largohet nga detyra në fund të këtij muaji pranoi se kohët e fundit ka patur kontakte mes Shteteve të Bashkuara dhe Talibanëve por tha se ndoshta do të duhen disa muaj për t’u arritur ndonjë përparim i ndjeshëm në pajtimin mes qeverisë afgane dhe kryengritësve.

Sekretari Gejts i bëri komentet sot për një kanal televiziv amerikan, në një nga intervistat e tij të fundit para largimit nga posti më 30 qershor. Ai tha se megjithëse ka patur kontakte gjatë javëve të fundit mes diplomatëve amerikanë dhe talibanëve, ato janë në fazën fillestare.

Ai tha gjithashtu se nga një numër vendesh janë bërë përpjekje për të kontaktuar grupe kryengritësish. Por ai vuri në dukje se ky është një proces i ndërlikuar, madje se është vështirë të gjenden udhëheqës me autoritet për të negociuar.

XS
SM
MD
LG