Lidhje

Të paktën tetë të vdekur në një përplasje trenash në Gjermani


Policia gjermane tha se të paktën tetë persona kanë humbur jetën, ndërsa mbi 100 të tjerë janë plagosur nga pasojat e përplasjes së dy trenave në Gjermaninë jugore.

Përplasja ka ndodhur afër qytetit Bad Aibling, rreth 60 kilometra në juglindje të Munihut.

Një zëdhënës i policisë federale u tha gazetarëve se përplasja ka ndodhur në një terren "të vështirë" dhe ekipet e shpëtimit ende janë në përpjekje për të nxjerrë udhëtarët nga trenat.

Të paktën dhjetë nga të plagosurit janë në gjendje shumë të rëndë.

Tash për tash nuk dihen hollësi rreth shkaqeve të përplasjes.

XS
SM
MD
LG