Lidhje

Gjibraltari druhet nga izolimi në rastin e BREXIT


Ndërsa Britania përgatitet të votojë mbi anëtarësinë në Bashkimin Evropian nga fundi i muajit, popullsia e territorit britanik të Gjibraltarit, ndihet kryesisht të pambrojtur. Territori shkëmbor gjendet në pjesën jugore të Spanjës dhe ka qënë një burim i vazhdueshëm tensionesh mes Madridit dhe Londrës. Sikurse njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgewell, pjestarë të kabinetit spanjoll kanë sugjeruar se largimi i Britanisë nga BE mund të risjellë në skenë çështje të sovranitetit:

Me kabina të kuqe telefoni, autobusë dy katësh dhe klube, Gjibraltari është territor i pagabueshëm anglez në Evropën jugore. Spanja ia dha kontrollin e territorit Britanisë në vitin 1713. Largimi i Britanisë nga B.E. mund të nxisë shpresat e Madridit për të rimarrë sovranitetin e territorit. Alasdair Pinkerton është me Universitetin “Royal Holloway” në Londër.

“Është pjesë e sistemit të traktatit evropian që Spanja nuk lejohet në mënyrë aktive të kërkojë Gjibraltarin ndërsa Britania është anëtare e BE. Në këtë mënyrë, Bashkimi Evropian është mbrojtësja e Gjibraltarit.”

Në raste tensionesh në të kaluarën, Spanja ka shtrënguar kontrollin e kufirit. Madridi ka akuzuar gjibraltarasit për trafikim duhani dhe alkooli dhe kjo mund të përdoret si preteks për mbylljen e kufirit dhe izolimin e e 30 mijë banorëve.

“Si çdo shtet sovran që nuk i nështrohet traktateve, Spanja do të ketë të drejtë absolute që të mbyllë kufirin ndaj një territori që nuk është më pjesë e Bashkimit Evropian”, thotë zoti Alasdair Pinkerton.

Ekomia e Gjibraltarit u rrit me më shumë se 10 për qind vitin e kaluar, e nxitur nga tërheqja si një vend me taksa të ulëta dhe qasje ndaj tregut të bllokut. Udhëheqësit e territorit druhen nga pasojat e votës për largim.

Fabian Picardo është ministër i vendit:

“Si mund të ndryshosh modelin ekonomik nga një treg 520 milionësh tek një treg me 32 mijë njerëz? Janë sfida ekzistenciale ndaj modelit aktual ekonomik. Do të na duhet një ndryshim total dhe është diçka mjaft e vështirë.”

Në Britani, anketat sugjerojnë për avantazh të fushatës për largim. Por në Gjibraltar, shumica e banorëve thonë se do të votojnë për të qendruar në Bashkimin Evropian. Ivan Navas është një prej gjibraltarasve që mendon për familjen e madhe evropiane.

“Mund të ketë shumë debate, sikurse themi që bën fjalë me familjen por nuk e braktis atë. Sikurse ka shtruar pyetjen kryeministri Cameron, “Dëshironi të jeni Anglia e vogël apo Franca e vogël” ? Ne duhet të jemi sëbashku.”

Mbështetësit për largimin nga BE thonë se Spanja tashmë nuk i përfill rregullat e bllokut mbi njohjen e sovranitetit të territorit. Por, popullsia e Gjibraltarit druhet se largimi nga BE mund ti lërë ata të shkëputur nga vetë maja e Evropës.

XS
SM
MD
LG