Lidhje

Gjëmimi Rrokullisës pushton Uashingtonin


Karvani me motoçikleta pushtoi rrugët në qendër të Uashingtonit sot. Aktiviteti i përvitshëm zhvillohet për të nderuar të rënët në luftë, ose ata që janë zhdukur në zona konflikti e nuk u dihet fati.

Gjëmimi Rrokullisës
please wait
Embed

No media source currently available

0:00 0:01:28 0:00

Ray Manzo, ish-korporal në Marinën Amerikane njihet si personi që e krijoi traditën në 1987, kur u bëri thirrje amerikanëve me motoçikleta të vinin në Ditën Përkujtimore në kreqytetin e vendit për të kujtuar bashkëluftëtarët e rënë në betejë.

Në paradën e parë në 1987 morën pjesë rreth 3000 motiçiklista. Tani kjo traditë ka një total prej afro një milion njerëzish, duke përfshirë motoçiklistët dhe spektatorët.

Sot, motoçiklistët e mbledhur para ndërtesës së Pentagonit morën sinjalin nga Sekretari i Mbrojtjes Ash Carter që deklaroi fillimin e paradës, më pas u nisën përgjatë bulevardit Independence, ngjitur me ndërtesën tonë këtu tek Zëri i Amerikës, duke vazhduar në Kodrën e Kapitolit ku rrotullohen e kthehen për t'u drejtuar tek Memoriali i Vjetnamit. Atje motoçiklistët ndalen për të nderuar të rënët në heshtje.

Është një aktivitet, sa i zhurmshëm, sa i rrëmujshëm, aq solemn e domethënës.

Grupi organizator “Ride for Freedom” në vitin 1993, ky grup sponsorizoi ligjin për Ushtarët e Zhdukur, në bazë të të cilit Pentagoni nuk ka të drejtë ta shpallë një ushtar të vrarë në luftë, pa pasur prova të mjaftueshme se ai nuk është gjallë. Ky grup tani mbledh edhe fonde për të mbështetur familjet e veteranëve.

XS
SM
MD
LG