Lidhje

Gjendet kutia e zezë e avionit francez që u rrëzua në Oqeanin Atlantik


Gjendet kutia e zezë e avionit francez që u rrëzua në Oqeanin Atlantik
Gjendet kutia e zezë e avionit francez që u rrëzua në Oqeanin Atlantik

Hetuesit francezë thonë se mbas kërkimeve në thellësi të detit, është lokalizuar vendi dhe janë gjetur të dhëna në lidhje me aksidentin e dy viteve më parë të avionit Air France i cili ra mbi oqeanin Atlantik pranë Brazilit.

Agjencia franceze e aksidenteve ajrore tha në një deklaratë të publikuar dje se një nëndetëse së cilës nuk iu bë i ditur emri, lokalizoi dhe zbuloi kutinë e zezë.

Zyrtarët thanë se kutia duket se është në gjendje të mirë, por është ende herët për të thënë nëse ajo mund të përmbajë informacione për shkakun e përplasjes.

Avioni i Air Francës i fluturimit 447 ra në oqeanin Atlantik në qershor të vitit 2009, duke shkaktuar vdekjen e 228 njerëzve që udhëtonin në bordin e tij.

XS
SM
MD
LG