Lidhje

Gjenevë: Dita e dytë e bisedimeve mes SHBA dhe Koresë së Veriut për çarmatimin bërthamorë

  • Zëri Amerikës

Gjenevë: Dita e dytë e bisedimeve mes SHBA dhe Koresë së Veriut për çarmatimin bërthamorë

Gjenevë: Dita e dytë e bisedimeve mes SHBA dhe Koresë së Veriut për çarmatimin bërthamorë

Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Veriut po mbajnë sot në Gjenevë për të dytën ditë me radhë bisedime për çështjen bërthamore.

Vëmendja është përqëndruar tek programi i pasurimit të uraniumit, që Pheniani e bëri të njohur kohët e fundit.

I dërguari amerikan në bisedime, Stivën Bosuorth tha sot se para fillimit të takimit se nuk kishte as shumë shpresa dhe se as nuk ishte pesimist për rezultatin e bisedimeve.

Në përfundim të ditës së parë të takimit me zëvendës ministrin e jashtëm koreanoverior Kim Kai Kuan zoti Bosuorth u shpreh me optimizëm mbi rifillimin e negociatave ndërkombëtare lidhur me programet bërthamore të Koresë së Veriut.

Udhëheqësi koreanoverior Kim Jong Il i tha dje një zyrtarit të lartë kinez se dëshironte që bisedimet 6-palëshe të rifillojnë mbi bazën e marrëveshjes së vitit 2005. Por palët në bisedime nuk ishin në dijeni në atë kohë për programin aktual të pasurimit të uraniumit.

XS
SM
MD
LG