Lidhje

Gjermania dhe Franca premtojnë të mbrojnë Euron


Gjermania dhe Franca premtojnë të mbrojnë Euron
Gjermania dhe Franca premtojnë të mbrojnë Euron

Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës premtuan se do të bëjnë gjithçka është e nevojshme për të mbrojtur Euron.

Presidenti francez Nikola Sarkozi u takua sot me kancelaren gjermane Angela Merkel në Frajburg të Gjermanisë për të diskutuar mbi krizën e borxheve në eurozonë. Takimi zhvillohet në prag të një samiti të rëndësishëm të Bashkimit Evropian që do të mbahet javën e ardhshme.

Zoti Sarkozi tha në një konferencë shtypi se dy vendet janë thellësisht të lidhur me Euron. “Ne, tha presidenti francez, do ta mbrojmë Euron sepse Euroja është Evropa dhe Europa është e ardhmja e vendeve tona.”

XS
SM
MD
LG