Lidhje

Gjykata e Lartë shtyn marrjen e vendimit për apelimin e avokatëve të ish zv/kryeministriit Ilir Meta

  • Armand Mero

Gjykata e Lartë shtyn marrjen e vendimit për apelimin e avokatëve të ish zv/kryeministriit Ilir Meta

Gjykata e Lartë shtyn marrjen e vendimit për apelimin e avokatëve të ish zv/kryeministriit Ilir Meta

Gjykata e Lartë vendosi sot të shtyjë për më 11 korrik vendimin e saj lidhur më kërkesën e avokatëve të ish zëvendës kryeministrit Ilir Meta për të konsideruar të pavlefshme provat e prokurorisë dhe për të pushuar procedimin penal ndaj tij.

Prokuroria ka kërkuar nisjen e procesit gjyqësor ndaj zotit Meta duke e akuzuar atë për “Korrupsion aktiv”, pas hetimeve mbi videon në të cilën ai shfaqet në zyrën e ish ministrit të ekonomisë Dritan Prifti duke diskutuar për ryshfet dhe favore në dhënie licencash. Vetë zoti Meta e ka hedhur poshtë zhvillimin e një bisede të tillë.

Avokatët e tij kanë vlerësuar se gjatë hetimit janë shkelur procedurat dhe afatet. Sipas tyre hetimi duhet të ishte mbyllur më parë dhe prokuroria, pretendojnë ata, “ka shkelur ligjet me përzgjedhjen e ekspertëve të huaj që u morën me vlerësimet teknike audio dhe video të regjistrimit, ka kryer hetime kur zoti Meta ishte ende nën mbrojtjen e imunitetit dhe se regjistrimi nuk mund të konsiderohet si prove”.

Kërkesat e avokatëve janë hedhur poshtë nga prokurori Bujar Sheshi sipas të cilit akt ekspertimi është i vlefshëm, se zoti Meta nuk ishte pjesë e hetimit në fazën e tij të parë dhe se procedurat e ndjekura janë kryer në respekt të kodit penal dhe atij të procedurës penale. Kryesuesi i trupit gjykues Ardian Dvorani ka vendosur të shtyjë me dy javë dhënien e vendimit për shkak të kompleksitetit të dokumentacionit sic u shpreh ai gjatë seancës së sotme

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG