Lidhje

Profil i muzikantit të xhazit Godwin Louis


Festivali vjetor ndërkombëtar i muzikës xhaz "Thelonious Monk" është një nga konkurimet më prestigjioze të xhazit në botë. Ky është një festival ndërkombëtar, ku siç e treguan gjysmëfinalet e vitit të kaluar, muzikantët ishin jo vetëm nga Shtetet e Bashkuara, por edhe nga vende si Austria, Australia, Holanda, Izraeli dhe Kili. Richard Paul i Zërit të Amerikës na njeh me portretin e Godwin Louis-it një nga finalistët në këtë garë, udhëtimi i të cilit në muzikën xhaz ka elementë nga xhazi i Haitit dhe i Nju Jorkut.

please wait

No media source currently available

0:00 0:08:34 0:00
Direct link

Godwin Louis e mban mend herën e parë kur dëgjoi muzikë xhaz, falë një kushëriri të tij që jetonte në Konektikat.

“Atëhere jetoja në Haiti dhe kam një xhaxha që është kitarrist xhazi. Ai na dërgonte CD-ra me muzikë xhaz."

Ai thotë se mban mend sidomos kur dëgjonte regjistrimin e saksofonistëve Cannonball Adderley dhe Sonny Rollins “Live at the Village Vanguard.” Por ishte kaseta që i kishte dërguar xhaxha Louis-i me muzikën novatore të Charlie Parker-it që la më tepër mbresa tek ai.

“Muzika e asaj kasete ishte në fakt njohja ime e vërtetë me xhazin dhe improvizimin e kësaj muzike."

Regjistrimi i Charlie Parker-it që frymëzoi Louis-in ishte saksofonisti që intrepretonte këngën “White Christmas.”

Louis thotë se kur dëgjoi këtë interpretim të Charlie Parkerit i lindi dëshira të intrepretojë edhe vetë.

Kënga që po dëgjoni është interpretimi solo i këngës “Scenes From a Dream” nga Godwin Louis.

Haiti mund të mos duket si vendi tipik ku interpretohet muzikë xhaz, por sot, ashtu si dhe në vitet e fëmijërisë së Louis-it, xhazi ishte shumë popullor.

Louis vazhdon të përpiqet që popullariteti i xhazit në vendin e tij të zgjasë. Në partneritet me disa nga interpretuesit më të mirë të xhazit nga Haiti, ai punon për të treguar lidhjen e vendit me xhazin, e cila ekziston prej qindra vjetësh dhe ka rrënjë të thella në historinë haitiane dhe atë amerikane. Haiti, ashtu sikurse edhe territori i Luizianës që shtrihet nga Nju Orlinsi, përgjatë Lumit Mississippi, kanë qenë koloni franceze në Botën e Re.

“Shumë haitianë kanë emigruar në Louisiana, duke sjellë me vete kulturën, arkitekturën, kuzhinën, muzikën dhe gjithshka tjetër që mundën."

Kur erdhi në Shtetet e Bashkuara në vitin 2009, për të studjuar muzikë xhaz, Louis ndjente se mishëronte këtë lloj muzike. Ai kishte jetuar në Haiti dhe ishte rritur me ritmin haitian, që prej kohësh kishte kontribuar tek krijimi i muzikës xhaz.

Ashtu sikurse në shumë vende të tjera të botës, shumë haitianë u zhytën, duke u shkrirë me kulturën amerikane, kështu bëri edhe Louis-i.

“Unë u rrita në vitet '90, duke dëgjuar muzikën popullore të këtyre viteve, prandaj qoftë në mënyrë të vetëdijshme , apo jo, muzika ime ka ndikimin e muzikës së atyre viteve."

Për pjesëmarrjen e tij si një nga finalistët e konkursit muzikor Monk Competition Louis thotë:

“Absolutisht, një ëndërr e shndërruar në realitet. Çdo ditë kam rreth 25 kërkesa për të bërë miq në Facebook. Po ashtu kam shumë vetë që më ndjekin në Twitter, kjo më pëlqen shumë".

Edhe intrepretimi i tij është shumë i mirë dhe tërheqës për admiruesit e muzkës xhaz.
XS
SM
MD
LG