Lidhje

Greenpeace hyn në uzinën bërthamore të Francës


Dhjetra aktivistë të grupit ambjentalist “Greenpeace” hynë sot me forcë në uzinën bërthamore shtetërore të Francës, për të protestuar kundër përdorimit të energjisë bërthamore.

Rreth 30 demonstrues hynë në uzinën bërthamore Tricastin në jug të Francës, dhe projektuan mesazhe të mëdha nëpër mure, duke paralajmëruar për rrezikun e një aksidenti katastrofik.

Grupi kërkoi që Presidenti François Holande ta mbyllë uzinën, e cila ka operuar që nga vitet 1980. Ministria e Brendshme e Francës tha se aktivistët nuk kishin hyrë në zonat delikate të uzinës.
XS
SM
MD
LG