Lidhje

Greqi: Ashpërsohen politikat për emigrantët e paligjshëm

  • Zëri Amerikës

Greqi: Ashpërsohen politikat për emigrantët e paligjshëm

Greqi: Ashpërsohen politikat për emigrantët e paligjshëm

Në Greqi, problemet ekonomike të vendit po shoqërohen me ashpërsimin e politikave kundër imigrantëve të paligjshëm.

Sipas ligjeve të reja, të njoftuara dje nga Ministri i Punës Jorgos Koutroumanis, autoritetet do të zbatojnë masa të reja ndëshkimore për imigrantët e paligjshëm për të kufizuar mundësitë e tyre të punësimit.

Imigrantët do të marrin gjoba deri në 5 mijë euro dhe 6 muaj burgim, nëse kapen duke punuar pa dokumentacionin e duhur.

Statistikat e Ministrisë greke të Punës tregojnë se arka e shtetit pëson një humbje prej afro 8 miliardë eurosh nga pagesat e sigurimeve sociale, si rezultat i punësimit të imigrantëve të paligjshëm.

Sindikata më e madhe e Greqisë përllogarit se në vend ka të paktën 500 mijë imigrantë të paligjshëm në marrëdhënie pune. Në përpjekje për të rritur grumbullimin e të ardhurave për shtetin, autoritetet kanë marrë këtë vit masa edhe kundër pagesave me para në dorë.

Edhe për shërbime të tilla si pastrim, punë me mëditje, etj, autoritetet kërkojnë që pagesa të bëhet përmes çekut për të shmangur evazionin fiskal dhe mospagimin e sigurimeve shoqërore.

XS
SM
MD
LG