Lidhje

Greqia siguron miratimin e paketës së re prej 170 miliardë dollarësh

  • Zëri Amerikës

Pas muaj negociatash, Greqia ka siguruar miratimin përfundimtar të një pakete të re shpëtimi financiar prej 170 miliardë dollarësh, e dyta në dy vjet.

Kryeministri i Luksemburgut Jean-Claude Juncker tha sot se kësti i parë prej më shumë se 51 miliard dollarësh do t’i jepet qeverisë së Athinës në disa pjesë. Paketa, së bashku me marrëveshjen me kreditorëve privatë të Greqisë për të eliminuar 142 miliard dollarë nga borxhi i saj, synon të mos lejojë falimentimin dhe të mbajë financimin e qeverisë deri në vitin 2014.

Junker e cilësoi paketën financiare të shpëtimit si "një mundësi unike për Greqinë që nuk duhet humbur," dhe tha se vendi duhet të ruajë një "angazhim të fortë" për të vënë në jetë masat shtrënguese që ka miratuar dhe që synonjnë shkurtimin e defiçiteve buxhetore.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG