Lidhje

Grevë 48 orëshe në Greqi


Grevë 48 orëshe në Greqi
Grevë 48 orëshe në Greqi

Punonjësit anembanë Greqisë kanë lënë punën sot dhe kanë nisur grevën e paralajmëruar 48 orëshe, ndërsa ligjvënësit po debatojnë për një raund të ri masash shtrënguese financiare.

Një zyrtar i sindikatës së kontrollit të trafikut ajror grek tha se aeroportet do të mbyllen për orë të tëra paradita dhe në mbrëmje, sot dhe nesër. Qindra fluturime janë anulluar ose janë riplanifikuar si pasojë e ndalimit të punës.

Greva ka në plan bllokimin e shumicës së shërbimeve publike. Mjekët, shoferët e ambulancave, gazetarët e madje dhe aktorët e institucioneve artistike të financuara nga shteti u janë bashkuar protestave.

Ndërkaq, presidenti francez Nikola Sarkozi tha se bankat franceze kanë rënë dakort që të ndihmojnë Greqinë për të tejkaluar krizën e borxhit duke zgjatur afatet e shumicës së kredive ekzistuse që ka qeveria greke, e cila po përpiqet që të miratojë një plan masash financiare për të shmangur falimentimin.

Zoti Sarkozi tha dje se qeveria e tij ka bindur bankat që t’i japin Greqisë më shumë kohë për të ripaguar 70% të kredive që i kanë Francës, afati i maturimit të të cilave është për 3 vitet e ardhshme, ndërsa 30% të tyre duhen paguar tani.

XS
SM
MD
LG