Lidhje

Grupe anti-raciste në Francë padisin kompaninë Apple


Grupe anti-raciste në Francë padisin kompaninë Apple
Grupe anti-raciste në Francë padisin kompaninë Apple

Grupe anti-raciste në Francë kanë paditur kompaninë Apple sepse ka lejuar shitjen e një programi për telefonat iPhone, që supuzohet të ishte anti-semitik.

Programi, i cili nuk është krijuar nga kompania Apple, lejonte përdoruesit të konsultonin të dhëna për të përcaktuar nëse njerëz publikë ishin apo jo hebrenj.

Avokati që përfaqëson grupet anti-raciste tha se padia u paraqit në një gjykatë sot, pasi kompania Apple e kishte hequr programin nga dyqanet e saj në internet në mbarë botën. Programi ishte tërhequr nga tregu francez në shtator.

Grupe antiraciste franceze i kishin kërkuar kompanisë të bllokonte shitjen e programit , duke deklaruar se ishte racist dhe në kundërshitm me ligjet franceze.

XS
SM
MD
LG