Lidhje

Gulen denoncon urdhër-arrestin


Kleriku mysliman me banim në Amerikë, Fethullah Gulen denoncoi urdhër-arrestin që ka nxjerrë Turqia për të, duke e akuzuar se kishte organizuar grushtin e dështuar të shtetit në Turqi muajin e kaluar.

Zoti Gulen tha se urdhri i arrestit nuk ndryshon asgjë në statusin apo pikëpamjet e tij. Në një deklaratë ai tha se e ka dënuar disa herë tentativën për grusht shteti në Turqi.

Qeveria turke tha e kleriku kishte organizuar grushtin e shtetit që u ndërmor nga oficerë renegatë të ushtrisë dhe i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara për ta ekstraduar në Turqi. Por Ankaraja nuk ka depozituar një urdhër zyrtar ekstradimi.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG