Lidhje

Tiranë: Konferenca Gjyqësore Kombëtare dhe reforma në drejtësi


Konferenca Gjyqësore e Shqipërisë diskutoi sot reformën e nisur në sistemin e drejtësisë me ndryshimet në Kushtetutë dhe ristrukturime të tjera të tij, për të cilat u shpreh edhe Komisioni i Venecias.

Gjykatat janë të mbingarkuara me mijëra procese dhe nuk kanë kapacitete t'i trajtojnë ato.

Tiranë: Konferenca Gjyqësore Kombëtare dhe reforma në drejtësi
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:52 0:00

Gjykata administrative u dyfishua, ndërsa Gjykata e Lartë mori vitin e kaluar 9mijë e 500 vendime dhe largoi rreth 6 mijë dosje, por sërish këtë vit kanë ardhur rreth 9 mijë e 100 dosje të tjera.

Reforma pritet të fillojë nga ndryshimet kushtetuese.

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, tha se janë të nevojshme dënimet alternative dhe profilizime të gjyqtarëve dhe riorganizim i rrjetit të gjykatave.

Ai tha se reforma është e mirëpritur po ashtu edhe mirëkuptimi i forcave politike parlamentare për ta realizuar atë.

Zoti Zaganjori tha se demokracia shqiptare dhe të drejtat njerëzore kanë nevojë sot për mbrojtjen e gjykatave.

Opinioni publik ka një perceptim tejet negativ për gjykatat dhe i sheh ato në tërësi të paafta, të korruptuara dhe të ndikuara politikisht.

Shqetësimi më i ri është se ndërkohë që reforma po hqyrtohet në debatet e ligjvënësve, puna në gjykata vazhdon me vështirësi dhe njerëzit presin drejtësi.

Ministri i drejtësisë Ylli Manjani, shprehu besimin se reforma në drejtësi do të kryhet, por tërhoqi vëmendjen se ndërkohë që priten vendimet e parlamentit, në punën e gjykatave po ndodhin shkelje dhe parregullsi shqetësuese.

Konferenca Gjyqësore Kombëtare pritet të zgjedhë edhe antarë të rinj për në KLD, ndërkohë që debatet mbi reformën dhe korrupsionin janë në qendër të vëmendjes të opinionit publik dhe të qarqeve politike.

Në konferencë u tha po ashtu se pa një gjyqësor të mirë nuk mund të ketë as qeverisje të mirë, sa kohë që të drejtat njerëzore nuk respektohen së pari nga gjykatësit.

XS
SM
MD
LG