Lidhje

Holder: Mashtrimet me investimet kanë rezultuar në 200 çështje penale

  • Zëri Amerikës

Holder: Mashtrimet me investimet kanë rezultuar në 200 çështje penale

Holder: Mashtrimet me investimet kanë rezultuar në 200 çështje penale

Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara Erik Holder thotë se një aksion në shkallë vendi ndaj mashtrimeve me investimet ka rezultuar deri tani në 200 çështje penale, ku bëhet fjalë për 8 miliardë dollarë dhe 120 mijë viktima.

Zoti Holder tha se në “Operacionin Besimi i Thyer” morën pjesë zyrtarë të rendit nga shtetet dhe qeveria federale për t’u përqëndruar te mashtrimi në një përpjekje me përmasa të pashembullta.

Mbi 100 të pandehur janë përballur me aktakuza, ndërsa përfundimet e disa çështjeve të tjera nuk janë bërë të ditura. Në disa incidente, kriminelët u premtuan investitorëve interesa të larta fitimi, por përdorën një rrjet të përpunuar gënjeshtrash për të vjedhur paratë. Në një rast, mbi 7 mijë e 700 investitorëve iu tha se paratë e tyre do të investoheshin në industrinë e naftës dhe do të merrnin fitime. Skema të tjera kishin vënë në shënjestër imigrantëve italianë, anëtarë të komunitetit haitian dhe besimtarëve të disa kishave.

XS
SM
MD
LG