Lidhje

I dërguari amerikan Mitchell përsëri në Lindjen e Mesme


I dërguari amerikan Mitchell përsëri në Lindjen e Mesme
I dërguari amerikan Mitchell përsëri në Lindjen e Mesme

I dërguari i posaçëm amerikan për Lindjen e Mesme, George Mitchell ndodhet në Izrael, në kuadrin e përpjekjeve të administratës Obama për rifillimin e bisedimeve të bllokuara të paqes.

Zoti Mitchell është në plan të takohet sonte me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Jeruzalem. Zoti Miçell po ashtu ka në plan të takohet nesër me Presidentin palestinez Mahmud Abas në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor.

Takimi vjen disa ditë pasi administrata Obama vendosi t’i japë fund negocimit për një tjetër pezullim të ndërtimit të vendbanimeve hebraike në Bregun Perëdnimor të pushtuar.

Zoti Netanyahu e mirëpriti këtë vendim sot dhe tha se izraelitët dhe palestinezët duhet të diskutojnë për çështje të rëndësishme për të cilat ata kanë mosmarrëveshje. Megjithatë, udhëheqësit palestinezë kanë thënë se nuk do të kthehen në negociatat e drejtpërdrejta, në se Izraeli nuk ndalon ndërtimin e vendbanimeve.

XS
SM
MD
LG