Lidhje

Apple paraqet iPhone 7


Apple Inc paraqiti sot telefonin e ri të qendrueshëm ndaj ujit, iPhone 7 dhe iPhone 7 plus, me kamera me dy lente, me rezolucion të lartë, në prezantimin e produkteve të vjeshtës në San Francisco.

iPhone-i ri nuk do të ketë një fole për fishën e kufjeve, gjë që sipas shumë gjasave do të sjellë një përmbysje në mënyrën sesi dëgjohet muzika dixhitale dhe audio tjetër.

Apple njoftoi se telefonat e rinj do të kenë kufje që futen në një fole që deri tani ishte përdorur vetëm për ngarkim. Konsumatorët mund të blejnë edhe kufje pa kabëll për paisjen.

Gjatë ceremonisë së prezantimit, Apple njoftoi gjithashtu se telefonat do të jenë të qendrueshëm ndaj ujit dhe pluhurit, si edhe të kenë më shumë kapacitet për të ruajtur informacion.

Përveç disa ngjyrave të reja, pamja e iPhone-ve të rinj do të jetë e ngjashme me ato të mëparshmit.

Një orë e re Apple do të ketë një GPS për më shumë saktësi në aktivitetet fizike, si edhe më shumë mbrojtje nga uji. Ora e re do të ketë gjithashtu edhe lojën e suksesshme Pokemon Go.

XS
SM
MD
LG