Lidhje

FMN do të rivlerësojë ekonominë e SHBA

  • Mil Arcega

Ndikimi i shkurtimeve automatike tek buxheti është arsyeja që FMN do të rishikojë parashikimet për rritjen e ekonomisë amerikane

Me shkurtimet buxhetore tashmë të garantuara, disa agjenci federale tashmë kanë vendosur të pezullojnë hapjen e vendeve të reja të punës.

Në Administratën Federale të Aviacionit, deri në 40 mijë punëtorë do të përballen me shkurtime të orarit të punës.

“Kjo do të thotë se pagesa për kredinë e shtëpisë sime mund të vonohet, ndoshta nuk do të blejë ushqime të mjaftueshme, dhe nëse i shtohet kësaj liste edhe çmimi i lartë i karburantit, atëherë kemi të bëjmë me një situatë shumë të rëndë”.

I njëjti fat i pret edhe punonjësit e doganave, agjentët e sigurisë kufitare, inspektorët e mishit dhe mësimdhënësit. Familjet e varfëra dhe të papunët do të humbasin asistencën sociale. Efekti i shkurtimeve thotë eksperti i buxhetit Scott Collender është negativ për ekonominë e cila po rritet me vështirësi.

“Mungesa e shpenzimeve të bizneseve, konsumatorëve, mungesa e ndihmës për tregtinë dhe shpenzimet e ulëta qeveritare do të dëmtojnë ndjeshëm ekonominë”.

Sipas disa vlerësimeve shkurtimet mund të heqin më shumë se gjysmë për qind nga prodhimi i brendshëm. Kjo është e mjaftueshme për Fondin Monetar Ndërkombëtar që të rishikojë vlerësimet e mëparshme për rritjen e ekonomisë amerikane.

William Murray është zëdhënësi i FMN-së:

“Shumë do të varet nga ashpërsia dhe niveli i zbatimit të shkurtimeve automatike. Ato do të kenë ndikim në rritjen ekonomike globale”.

Analistët thonë se shkurtimet e shpenzimeve mund të shkaktojnë vonesa në transportin e mallrave dhe mund të ulin kërkesat amerikane për mallrat e importuara.

Ekonomisti Charles Königsberg thotë se aspekti më irritues është fakti se kriza mund të ishte shmangur.

“Unë mendoj se të gjithë humbasin nga kjo situatë”.

Shkurtimet automatike ndodhin ndërkohë që ekonomia po tregonte shenja të përparimit. Pavarësisht pengesave, Presidenti Barak Obama tha se negociatat me Kongresin do të vazhdojnë.

“Nëse Kongresi këndellet pas një jave, një muaji ose pas tre muajve, atëherë do të ketë më shumë hapësirë për të krijuar një mjedis për një rritje më të shpejt të ekonomisë sonë”. - tha Presidenti.

XS
SM
MD
LG