Lidhje

Kosovë: Sulmohet një makinë e EULEX-it në veri


EULEX

EULEX

Persona të panjohur sulmuan një makinë të EULEX-it në veri të Kosovës


Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, bëri të ditur se një makinë e këtij misioni është sulmuar në veriun e banuar me shumicë serbe.

Në një njoftim të këtij misioni, thuhet se automjeti i EULEX-it është sulmuar dhe dëmtuar rëndë nga një grup personash të panjohur në Zubin Potok në veri të Kosovës.

Sulmi me gurë dhe mjete tjera të forta ndodhi të mërkurën në mëngjes derisa disa oficerë të policisë së EULEX-it po udhëtonin për në stacionin lokal të policisë. Sulmi ka kaluar pa dëme në njerëz.

Zëdhënësi i EULEX-it Nicholas Hawton, duke e dënuar incidentin, tha se “një sulm ndaj EULEX-it është sulm ndaj Bashkimit Evropian”.

Veriu i Kosovës i banuar me shumicë serbe vazhdon të mbetet jashtë kontrollit të Prishtinës, ndërsa që nga korriku i vitit të kaluar, disa nga rrugët e zonës mbeten të bllokuara nga serbët lokal që kundërshtojnë shtrirjen e autoritetit të Prishtinës në atë zonë.
XS
SM
MD
LG