Lidhje

Inspektorë bërthamorë të Kombeve të Bashkuara në Iran

  • Zëri Amerikës

Inspektorë bërthamorë të Kombeve të Bashkuara në Iran

Inspektorë bërthamorë të Kombeve të Bashkuara në Iran

Një ekip inspektorësh bërthamorë të Kombeve të Bashkuara ndodhet në Iran me synimin për të zgjidhur një mosmarrëveshje rreth programit bërthamor të atij vendi.

Delegacioni i Agjencisë Ndërkombëtare Bërthamore të Energjisë Bërthamore mbërriti sot në Teheran dhe kryesohet nga krye-inspektori i kësaj agjencie, Herman Nackaerts. Ai tha se përparësia e tij kryesore është analizimi i "përmasave të mundshme ushtarake të programit bërthamor të Iranit".

Zoti Nackaert tha se ekipi i tij do të donte të shikonte "rezultate konkrete" gjatë bisedimeve dy ditëshme me zyrtarët iranianë, por ai paralajmëroi gjithashtu se përparimi mund të kërkojë kohë.
Inspektorët e OKB-së duan që Irani të japë shpjegime për përfundimet e një raporti i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore, që citojnë të dhëna se Irani ka punuar për ndërtimin e një arme bërthamore. Irani thotë se raporti është i bazuar në falsifikime.

Vizita e inspektorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore pason komentet e komandantit të ushtrisë amerikane, gjeneralit Martin Dempsey, i cili tha se një sulm izraelit kundër qendrave bërthamore të Iranit do të ishte "i parakohshëm" sepse nuk është e qartë nëse Irani po prodhon një bombë bërthamore.

Izraeli thotë se ndërhyrja ushtarake mund të jetë e nevojshme për të parandaluar Iranin që të zotërojë armë bërthamore.

XS
SM
MD
LG