Lidhje

Forcat irakiane përgatiten për ofensivë kundër ISIS


Forca të qeverisë irakiane dhe grupe paraushtarake janë dislokuar pranë qytetit Ramadi, në përgatitje për përleshje me luftëtarët e ISIS, të cilët e morën nën kontroll qytetin disa ditë më parë.

E ardhmja e provincës Anbar në perëndim të Irakut, e cila ndodhet në kufi me Sirinë, Jordaninë dhe Arabinë Saudite, është në pikëpyetje pas përparimeve në terren që shënoi ISIS në mes të muajit maj.

Shtetet e Bashkuara thonë se koalicioni ndërkombëtar kreu gjatë natës 22 goditje nga ajri në Irak, të përqëndruara kryesisht në Ramadi, si dhe në zonat pranë rafinerisë së Beijit.

XS
SM
MD
LG