Lidhje

Bagdat, 17 të vdekur nga sulm vetëvrasës


Një shpërthim vetëvrasës me makinë-bombë pranë një grupi pelegrinësh shiitë pranë Bagdatit la të paktën 17 të vrarë dhe plagosi mbi 40 të tjerë, njofton policia irakiane.

Zyrtarët thanë se shpërthimi kishte në shenjestër pelegrinët që shkonin në një faltore shiite, por kishte njoftime të tjera që thonin se autori i sulmit donte të godiste klietët në një treg të hapur aty pranë. Ende nuk është e qartë se kush ishte objektivi i sulmit.

Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për këtë shpërthim, megjithëse ISIS ka deklaruar në të kaluarën autorësinë për sulme të ngjashme që kishin në shenjestër pelegrinë shiitë.

XS
SM
MD
LG