Lidhje

Irani fillon ndërtimin e një uzine bërthamore


Irani ka filluar të ndërtojë uzinën e dytë bërthamore.

Rusia është duke e ndihmuar atë me ndërtimin e objektit në portin e qytetit jugor të Bushehrit, qendra ku ndodhet edhe uzina tjetër bërthamore operuese e Iranit.

Ndërtimi i uzinës pritet të marrë 10 vjet dhe të kushtojë deri në 10 miliardë dollarë.

Uzina është objekti i parë bërthamor që ndërton Irani që kur nënshkroi marrëveshjen me fuqitë botërore vitin e kaluar, e cila kërkon kufizimin e kapacitetit bërthamor të vendit.

Presidenti Obama e cilësoi marrëveshjen “një sukses” duke thënë se “për Iranin janë të mbyllura të gjitha rrugët për të siguruar armën bërthamore.”

Kundërshtarët e marrëveshjes në Shtetet e Bashkuara, nuk e kanë ndryshuar pikëpamjen e tyre se ajo nuk do ta detyronte Iranin që t’i japë fund aktiviteve ushtarake në Lindjen e Mesme, ose të mos e lejojë atë të ndërtojë armë bërthamore.

XS
SM
MD
LG