Lidhje

Viti 2014 paraqet shanse për ndryshime në Iran


2013 ishte një vit ndryshimesh të mëdha për Iranin, me zgjedhjen e një presidenti më të moderuar dhe marrëveshjen më komunitetin ndërkombëtar për kufizimin e programit bërthamor. Por ekspertët thonë se prova e vërtetë për ndryshimet do të vijë në vitit 2014, kur Irani pritet të bëjë më shumë ndryshime të përhershme politikash.

Ishte një moment historik në nëntor kur ministri i jashtëm iranian dhe homologët e tij nga gjashtë fuqi botërore arritën një marrëveshje paraprake për të kufizuar programin bërthamor të Iranit dhe për të lehtësuar sanksionet ekonomike.

Ishte kulmi i një viti me ndryshime dramatike në Iran.

Vetëm një vit më parë, Presidenti i atëhershëm Mahmoud Ahmedinejad vazhdonte me retorikën e tij të ashpër kundër perëndimit dhe nuk pranonte të zhvilonte bisedime thelbësore për programin bërthamor, ndërsa keqmenaxhimi dhe sanksionet kishin paralizuar ekonominë e Iranit.

Por në qershor, votuesit iranianë zgjodhën Hassan Rouhanin, një udhëheqës relativisht i moderuar. Përveç kësaj, udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei e mbështeti publikisht qëndrimin e zotit Rouhani.

Gjithçka arriti kulmin me marrëveshjen bërthamore në Gjenevë në nëntor.

“Unë e konsideroj një ndryshim të madh, por mendoj se nuk duhet ta mbivlerësojmë atë që ka ndodhur”, - tha ish ish-diplomati amerikan Richard LeBaron, tani eskpert në Këshillin e Atlantikut. Mendoj se viti 2014 do të jetë kyç për të përcaktuar nëse Irani po bën një ndryshim strategjik. Por deri tani mendoj se kjo është thjesht një lëvizje taktike”.

Zoti LeBaron parashikon se beteja e brendshme mes radikalëvë dhe të moderuarve do të rifillojë, ndërsa Iranit do t’i kërkohet të bëjë lëshime të tjera për të arritur një marrëveshje afatgjatë bërthamore.

Por Mark Fitzpatrick i Institutit për Studime Strategjike në Londër, thotë se muajt e ardhshëm do të përqendrohen tek negociatat dhe jo tek lufta dhe kjo është diçka pozitive.

“Nëse programi bërthamor i Iranit, nuk do të ishte frenuar, ai do të përparonte dhe mund të kishte kapërcyer vijën e kuqe të Izraelit deri në verë, dhe mund të na duhej të konsideronim alternativën ushtarake.”

Si Fitzpatrick edhe LeBaron kanë rezerva për garancitë që kanë dhënë udhëheqësit e Iranit, se ata nuk kanë interes për të ndërtuar një armë bërthamore. Ekspertët thonë se zyrtarët ka gjasa ta ruajnë këtë alternativë për të ardhmen, ndërkohë që përfitojnë nga zbutja e sanksioneve duke kënaqur popullsinë e tyre.

Zoti Fitzpatrick thotë se çështja është se sa kufizime do të pranojë Irani dhe se sa kohë do të duhet të ndërtojë një armë, nëse vendos ta bëjë një gjë të tillë.

“A do të pranojnë një afat kohor të preferuar nga Shtetet e Bashkuara për të lehtësuar shqetësimet amerikane? Kjo do të jetë pjesa delikate e diskutimeve të ardhshme”.

Këto bisedime kanë një afat kohor gjashtëmujor që shumë ekspertë thonë se do të jetë e vështirë të realizohet. Edhe një përparim relativ do të lehtësonte shqetësimet në Lindjen e Mesme dhe madje do të hapte mundësinë për bashkëpunim për çështje të tjera, veçanërisht për Sirinë. Nga ana tjetër, bllokimi do të risillte tensionet e viteve të fundit.


XS
SM
MD
LG