Lidhje

Iraq: Fituesi i zgjedhjeve, Ajad Allaui, do të formojë qeverinë e koalicionit


Në Irak, ish-kryeministri Ajad Allawi pritet të fillojë bisedimet për krijimin e koalicionit, pasi rezulatet treguan se aleanca e tij laike ka fituar shumicën në zgjedhjet parlamentare të 7 marsit. Zoti Allawi tha se aleanca e tij Irakija është e hapur për bisedime me të gjitha grupet dhe siç u shpreh ai, “të gjithë bashkë do ta varrosin sektarizimin politik”.

Si fituesi i më shumë votave, zotit Allawit do t’i lihen 30 ditë për të formuar qeverinë e ardhshme irakiane. Në se ai nuk arrin ta bëjë këtë, Presidenti Xhalal Talabani do të zgjedhë udhëheqësin e një tjetër partie politike për formimin e qeevrisë. Ndërkohë, kryeministri aktual i Irakut, Nuri Al Maliki thotë se nuk do ta pranojë rezulatin e zgjedhjeve, sipas të cilit, koalicioni i tij shiit State of Law ka fituar 89 vende.

Aleanca e zotit Allawi Irakija ka fituar vetëm dy vende më tepër, gjithsej 91 në Parlamentin e Irakut me 325 vende. Zoti Maliki bëri thirrje për numërimin manual të votave për t’u siguruar që rezultati i zgjedhjeve të jetë tërësisht transparent. Por përfaqësuesi i posaçëm i OKB-së në Irak, tha se zgjedhjet e 7 marsit ishin të besueshme dhe i bëri thirrje të gjitha partive ta pranojnë rezulatin.

XS
SM
MD
LG