Lidhje

Të paktën 65 të vrarë nga dhuna sektare në Irak


Zyrtarët irakianë thonë se sulme me makina bombë kishin në shënjestër pelegrinët shiitë në afërsi të Bagdadit ndërkohë që dhuna në mbarë Irakun dje shkaktoi vrasjen e të paktën 65 njerëzve.

Dy makina të mbushura me eksploziv shpërthyen dje në lagjen jugore të Bagdadit, al-Rasheed, duke vrarë të paktën 23 pelegrinë që cilët po ecnin drejt qytetit të shenjtë shiit Karbala. Më shumë se 55 njerëz u plagosën gjatë sulmit.

Ndërkohë, në qytetin verior të Mosulit, militantët vranë 11 pelegrinë shiitë në një autobus që udhëtonte drejt qytetit Karbala.

Në qytetin verior të Tikritit, tre sulmues vetëvrasës aktivizuan jelekët e tyre me eksplozive në ndërtesën e këshillit të qytetit, duke vrarë dy civilë.

Një grup sulmuesish vetëvrasës sulmuan qytetin Beiji, duke vrarë të paktën tetë policë. Në disa shpërthime të tjera në Bagdad u vranë të paktën 11 njerëz të tjerë.
XS
SM
MD
LG