Lidhje

Trupa të reja amerikane drejt Irakut për të luftuar ISIS-in


Shtetet e Bashkuara dhe Iraku kanë rënë dakort për një plan që do të shtojë mbi 600 ushtarakë të tjerë amerikanë në Irak, me objektiv marrjen e Mosulit prej Shtetit Islamik.

Sekretari i Mbrojtjes Ash Carter njoftoi se kjo shtesë është pjesë e fushatës së përshpejtuar të koalicionit për të izoluar dhe marrë qytetin Mosul nga kontrolli i ISIS-it, si dhe për të shtuar zonat e çliruara deri më tani në mbarë Irakun nga forcat irakiane të sigurisë.

Me dërgimin e këtyre njësive të reja, totali i forcave amerikane në Irak që luftojnë Shtetin Islamik do të arrijë në mbi 5200.

Sekretari Carter konfirmoi sugjerimet e mëparshme të zyrtarëve amerikanë të mbrojtjes, se beteja për të rimarrë Mosulin mund të fillojë në javët në vazhdim.

XS
SM
MD
LG