Lidhje

Siri: ISIS rimerr një qytet me rëndësi strategjike


Aktivistë sirianë thonë se Shteti Islamik ka rimarrë nën kontroll një qytet me rëndësi strategjike në provincën Homs të Sirisë.

Forcat qeveritare kishin arritur të sprapsin ekstremistët e ISIS nga qyteti Mheen dhe fshatrat përreth dy javë më parë, pas një ofensive për të vënë nën kontroll rrugën kombëtare në veri-perëndim, drejt Damaskut.

Rikthimi i ISIS në qytet, shënon një goditje të fortë ndaj strategjisë së forcave qeveritare për të forcuar korridorin e lëvizjes rrugore me mbështetjen e trupave ruse.

Organizata Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut thotë se luftimet vazhdojnë mes forcave qeveritare dhe ekstremistëve.

XS
SM
MD
LG