Lidhje

Izraeli fton palestinezët të vazhdojnë bisedimet e paqes


Izraeli fton palestinezët të vazhdojnë bisedimet e paqes
Izraeli fton palestinezët të vazhdojnë bisedimet e paqes

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netaniahu, i bëri thirrje Presidentit palestinez, Mahmud Abaz, të vazhdojë bisedimet e paqes, ndërkohë që ka skaduar afati i moratoriumit për ndalimin e ndërtimeve të vendbanimeve hebraike në Bregun Perëndimor.

Udhëheqësi izraelit bëri një deklaratë sot herët në mëngjes sipas orës lokale, pak pas përfundimit të afatit të moratoriumit. Ai i bëri thirrje zotit Abaz të vazhdojë dialogun për arritjen e një marrëveshjeje “historike” brenda një viti. Ai tha se Izraeli “është i predispozuar të vazhdojë kontaket gjatë ditëve të ardhshme”.

Agjencia franceze e lajmeve citon një zëdhënës të Presidentit Abaz të ketë thënë se udhëheqësi palestinez i ka bërë thirrje Izraelit të vazhdojë moratoriumin. Zëdhënësi Nabil Abu Rudeina tha se kjo është mënyra e vetme për suksesin e bisedimeve të paqes.

Ai i bëri këto komente nga Parisi, ku zoti Abaz u takua me anëtarë të komunitetit hebraik të Francës dje.

Palestinezët kanë kërcënuar se do t’i braktisin negociatat, nëqoftëse rifillojnë ndërtimet. Autoriteti palestinez ka kërkuar mbajtjen e një takimi me ministrat e jashtëm të Lidhjes Arabe për të vendosur për hapin e ardhshëm, nëse ndërtimet rifillojnë.

XS
SM
MD
LG