Lidhje

Italia shpall moratorium për riaktivizimin e industrisë së energjisë bërthamore


Italia shpall moratorium për riaktivizimin e industrisë së energjisë bërthamore
Italia shpall moratorium për riaktivizimin e industrisë së energjisë bërthamore

Italia ka shpallur një moratorium një vjeçar ndaj planeve për riaktivizimin e industrisë së energjisë bërthamore, pas të krizës bërthamore në Japoni.

Kryeministri italian Silvio Berluskoni ka thënë se ndërtimi eventual i centraleve bërthamore do të pakësonte varësinë e vendit nga energjia e huaj, dhe qeveria e tij ka planifikuar zhvillimin e një referendumi mbi këtë çështje në muajin qërshor.

Italia mbylli centralet e saj bërthamore në vitin 1987, pas aksidentit bërthamor të Çernobilit në Ukrainë.

Drejtuesi francez i autoritetit për siguri bërthamore citohet të ketë thënë se centralet bërthamore të Francës janë të sigurta, dhe se nuk ka arsye për mbylljen e strukturave të cilat përmbushin rreth 70 përqind të nevojave energjetike të vendit. Udhëheqësit e Bashkimit Evropian pritet të diskutojnë rregullat e sigurisë për centralet bërthamore në Evropë në takimin i cili do të zhvillohet nesër në Bruksel.

XS
SM
MD
LG