Lidhje

Në ndjekje të autorit të armatosur në Tel Aviv


Policia izraelite njoftoi se është në kërkim të personit të armatosur që hapi zjarr ditën e djeshme përpara një bari në Tel Aviv, duke vrarë dy veta dhe plagosur tre të tjerë.

Kamerat e sigurisë të një dyqani regjistruan pamjet e të riut me syze që mbante një çantë në shpinë dhe që shtirej sikur po bënte pazar. Ai shikohet duke lënë çantën në një karrocë në hyrje të dyqanit, dhe pasi nxjerr armën nga çanta, del në rrugë dhe fillon të qëllojë. Më pas, ai shikohet duke u larguar me vrap.

Babai i tij e njohi prej pamjeve që u shfaqën në kanalet izraelite dhe njoftoi autoritetet.

Gjatë muajve të fundit janë vrarë 21 izraelitë gjatë sulmeve të ndryshme, dhe forcat izraelite kanë vrarë 130 palestinezë, që sipas autoriteteve izraelite kanë qenë duke sulmuar dhe duke u përpjekur të vrasin izraelitë.

XS
SM
MD
LG