Lidhje

James Murdoch, në Londër për të dëshmuar mbi etikën në media


James Murdoch, ish president i kompanisë News International, arriti sot në Londër për të dhënë dëshmi në hetimet rreth çështjes së etikës në media.

Ai u paraqit te gjyqtari Brian Leveson për t’ju përgjigjur pyetjeve se sa dinte rreth përgjimit të telefonave në tabloidin News of the World.

Zbulimi i faktit se gazetarët e tabloidit kishin përgjuar telefonatat e një adoleshenti-viktimë, e detyroi të atin e zotit James Murdoch, Rupert, ta mbyllte gazetën 168-vjeçare dhe bëri që policia të ndërmerrte tre hetime.

U hap gjithashtu edhe një hetim për etikën në praktikat e mediave.

XS
SM
MD
LG